Arrestimi i Berishës, Noka: Me vendimin e sotëm, Rama e ktheu Shqipërinë në Rusinë e vogël të Evropës

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka  me anë të një postimi në rrjetet  sociale ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO për ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Noka shprehet se me vendimin e sotëm të Drejtësisë Politike, mund të themi se Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Rusinë e vogël të Europës me liderin e opozitës të arrestuar.

Ai shton se mosbindja civile për të gjunjëzuar këtë narkoregjim  për opozitën dhe shqiptarët është  rruga e vetme.

Reagimi i Nokës:

Me vendimin e sotem Drejtesise Politike mund te themi se Edi Rama e ktheu Shqiperine ne Rusine e vogel te Europes me liderin e opozites te arrestuar.Sot lideri i opozites Prof Dr Sali Berisha arrestohet e burgoset pa asnje akuze,pa asnje fakt e pa asnje prove …thjesht sepse ne liri dhe ne aktivitet politk i kall daten Edi Rames dhe bandes se pushtetit.

Arrestohet sepse po i diskretitonte cdo dite e me shume me fakte e prova Drejtesine e Re Politike e cila fsheh, asgjeson provat per Erion Veliajn,Engjell Agacindhe kreun e regjimit Edi Ramadhe sajon dosje politike per kreret e opozites…SPAK dhe GJKKO pas ketij vendimi rikthyen Sigurimin e Shtetit si organe dhune te diktatures ndaj kundershtareve te Regjimit .Llogarite i kane bere gabim.

Mosbindja civile per te gjunjezuar kete narkoregjim per opoziten dhe shqiptaret eshte rruga e vetme .O Sot o Kurre..