Maliq, vinin baste sportive me celular, arrestohen 4 persona, pronari i lokalit procedohet penalisht

Vijon megaoperacioni i koduar "Sundimi i ligjit", për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.  U kapën në flagrancë në lokal, duke vënë baste sportive nëpërmjet celularëve të tyre, vihen në pranga 4 shtetas.

Procedohet penalisht pronari i lokalit, pasi kishte vënë në dispozicion lokalin, për lojërat e palejuara. Sekuestrohen 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq konstatuan një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari të kundëligjshme.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. J., në fshatin Libonik, Maliq, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasit: K. B., 25 vjeç, E. Sh., 25 vjeç, B. K., 26 vjeç dhe L. G., 25 vjeç, banues në Maliq.

Këta shtetas u konstatuan duke vënë baste sportive në aplikacionet e instaluara te celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e lokalit, pasi kishte vënë në dispozicion lokalin, për lojëra të palejuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Maliq, vinin baste sportive me celular, arrestohen 4 persona, pronari i lokalit