I nxirë në fytyrë Ilir Beqaj bën parakalimin e radhës në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur edhe sot në SPAK ashtu sikurse është caktuara masa nga prokuroria e posaçme.

Beqaj ka bërë një parakalim “turpi” para gazetarëve të cilëve nuk u ka falur, ndërsa u fut brenda në godinën e SAPK ku do të përballet me prokurorët.

Kujtojmë se ditën e djeshme u krye një aksion kontrolli në shtëpinë e Berqajt dhe në disa kompani farmaceutike lidhur me koncesionin e “Sterilizimit”.

Ndërkohë, është bërë me dije nga ana e qeverisë se Beqaj është shkarkuar nga çdo funksion që ka pasur në raport me negociatat apo koordinimin e fondeve nga BE.