Përplasen makinat në aksin rrugor Fier -Seman, nuk ka të lënduar, por krijohet trafik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2023, 13:14
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier -Seman.
Dy automjete jane përplasur në këtë aks rrugor dhe për pasojë janë dëmtuar te dyja mjetet
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ferma e Clirimit. Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca dhe policia e qarkullimit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ende nuk ka informacion zyrtar për të lënduar ndërkohë qe si shkak i ketij aksidenti është krijuar trafik në lëvizjen e automjeteve.
