Merret vendimi, pas gati 10 vitesh, Shqipëria me ambasadë në Bosnjë-Hercegovinë
Në mbledhjen e fundit të vitit, Këshilli i Ministrave ka vendosur hapjen e misionit diplomatik të Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë.
Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohet Ministria e Jashtme, ndërsa shpenzimet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Jashtme.
Vendimi:
PËR HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
1. Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.
2. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.
3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Kujtojmë se qeveria shqiptare mbylli përfaqësitë dilomatike në 4 shtete në vitin 2014 ku me urdhër të kryeministrit Edi Rama u mbyll ambasada e Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë, Malajzië, Portugali dhe Indi.
