David Beckham publikon momentet e rralla me nënën e tij, shihni postimin e tij të fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2023, 18:59
David Beckham ka postuar dy foto të rralla me nënën e tij në rrjetet sociale. Ish-futbollisti shpesh ndan me publikun e tij materiale nga përditshmëria e tij.
Në fakt, ose Victoria Beckham ose fëmijët e tyre janë personazhet kryesore në postimet e tij. Megjithatë këtë herë, David Beckham ka postuar në llogarinë personale në Instagram dy foto me nënën e tij.
Ashtu siç tregon edhe në mbishkrimin, me të cilin ka shoqëruar postimin e tij, fotot janë realizuar pas një darke Krishtlindjesh.
Në veçanti, ai ka shkruar: “Dreka me mamin dhe më pas pjatat…. Te dua mami. Dhe ti Sandra, që nuk i lave enët. ???? Patatet e skuqura ishin super.”
View this post on Instagram

