Pas epokës së artë të Messit, Barcelona synon të transferojë brazilianin Messinho
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2023, 12:56
Goditje e dyfishtë në horizont për Barcelonën. Në orët e fundit, klubi blaugrana zyrtarizoi ardhjen e Vitor Roque, por mund të mbyllë edhe transferimin e një talent brazilian 16-vjeçar.
Sipas atij që raporton sot Mundo Deportivo, André Cury, agjenti i ish-lojtarit të Athletico Paranaense, do të takohet me presidentin e klubit Joan Laporta për një lojtar tjetër të talentuar. Bëhet fjalë për Estevao Willian, i njohur si Messinho.
Një takim që mund të rezultojë si vendimtar. Në fakt talenti ndiqet edhe nga disa skuadra angleze si Manchester City, Arsenal, Manchester United dhe Chelsea por edhe nga Paris Saint-Germain në Francë. /KJ/

