Kërkohej nga Milani dhe Napoli, mesfushori afrikan preket nga malaria
Bournemouth ka humbur shërbimet e Hamed Traore, i cili është “pushtuar” nga malaria.
Mesfushori i avancuar nga Bregu i Fildishtë u sëmur gjatë një vizite në vendlindje.
23-vjeçari ka luajtur më parë në Itali me Empolin dhe Sassuolon, ndërkohë që gjatë verës së kaluar u transferua në Premier League nga Sassuolo për 26 milionë euro.
Trajneri i Bournemouthit, Andoni Iraola, u shpreh se Traore ka dalë nga spitali dhe tani po vazhdon rikuperimin e tij në shtëpi.
“Tani ndihet disi më mirë. Javët e fundit kanë qenë të vështira për të. Do të na mungojë për një farë kohë”, u shpreh tekniku spanjoll.
Traore pëlqehej shumë nga Milani, Napoli, Lazio dhe Fiorentina, klube që e kërkonin si përforcim në merkaton e janarit, por tashmë duhet të shohin për opsione të tjera.
