Moggi: Interi i ka shëtitje ndeshjet në Seria A, Juventusi lodhet shumë

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Lucciano Moggi, vazhdon që të thurë elozhe për Interin në këtë sezon, ndërkohë që sipas tij bardhezinjtë vuajnë më shumë.

“Ky Inter sivjet duket i pandalshëm, kjo sepse në përbërje të tyre ka jo vetëm mbrojtjen dhe sulmin më të mirë të kampionatit, por në të njëjtën kohë edhe kryegolashënuesin e Serisë A.

Skuadrat e tjera janë shumë larg zikaltërve, me përjashtim të Juventusit, që kërkon me shumë lodhje që t’i mbajë hapin Interit, me shpresën se mund të përfitojë nga ndonjë gabim i momentit apo në fund të sezonit i Milanit.

Gjithsesi, unë nuk besoj se kjo do të ndodhë, pasi aktualisht Interi i shndërron ndeshjet në shëtitje, fiton pa shpenzuar energjik, ndërsa Juventusi lodhet, edhe pse fiton.

Një fije shpresë për Juven është ringjallja e Vlahoviçit dhe zbulimi i talentit madhështor të 18-vjeçarit Yldiz, por nuk besoj se do të mjaftojë për titullin, kundër Interit”, përfundoi Moggi.