Arsenali këmbëngul për të transferuar De Ligt nga Bayerni

Interesimi i Arsenalit për Matthijs De List vijon të jetë i madh. Ish-mbrojtësi i Juventusit, i cilitani është pjesë e Bayern Munich, është një nga objektivat kryesor të skuadrës angleze, por vështirë se do të arrihet të konkretizohet në merkaton e janarit.

Sipas edicionit të sotëm të The Athletic, ka shumë gjasa që Topçinjtë të mund të rrisin presionin për holandezin verën e ardhshme. Sezoni për qendërmbrojtësin nuk ka qenë ndër më të mirët e mundshëm. Në shumë ndeshje ka munguar edhe për shkak të problemeve fizike.

Në nëntor humbi për 4 ndeshje për shkak të një dëmtimi në gju, ndërkohë që është aktivizuar vetëm në 11 ndeshje në total, ku ka shënuar dhe një gol në Bundesligë. /KJ/