Përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO: Nuk ka asnjë kërkesë me shkrim nga avokatët e Berishës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2023, 16:31
Gjykata e Posaçme shtyu seancën për ish-kryeministrin, Sali Berisha një ditë më parë (28 dhjetor), për t’i dhënë kohë avokatëve mbrojtës të dorëzojnë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka, këta të fundit nuk kanë dorëzuar asnjë kërkesë këtë të premte.
Njoftimi:
Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin!
