Hetimet ndaj Beqajt/ BKH dhe policia kontrolle në disa farmaci në vend

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe forca policie kanë zbarkuar pasditen e kësaj të enjteje në zyrat e kompanisë farmaceutike “Delta Pharma” në Kashar, Tiranë.

Mësohet se kontrolle po kryhen edhe tek kompania ‘Avicena’ dhe farmacitë “Ditë e Natë”, që janë pjesë edhe të kompanisë Delta Pharma.

Raportohet se kontrolli i forcave të policisë dhe efektivëve të BKH po bëhet në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Hetimet ndaj Beqajt/ BKH dhe policia kontrolle në disa farmaci në vend