Partizani zyrtarizon një tjetër largim, ikën edhe mbrojtësi kroat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2023, 18:57
Mateo Kocijan nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Klubi kryeqytetas njoftoi në faqen zyrtare në rrjetet sociale se ka mbyllur me bashkëpunim marrëdhënien me lojtarin 28-vjeçar.
Kroati mbërriti te Partizani në verë si një përforcim nga Slaven Belupo, mirëpo nuk bindi drejtuesit e kuq dhe në këtë formë palët ndajnë rrugët pas vetëm gjashtë muajsh. Kujtojmë se më parë nga Partizani janë larguar edhe Sabit Bilali dhe Eros Grezda.
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Mateo Kocijan. Mbrojtësi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Mateo Kocijan për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanellën e kuqe”, shkruhet në njoftimin e kampionëve të Shqipërisë.

