Premier League/ Liverpool fiton në transfertë ndaj Burnley dhe merr kreun e tabelës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2023, 20:27
Liverpool ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme në transfertën ndaj Burnley me shifrat 0-2.
Golin e parë për të kuqtë e Jurgen Klopp ka arritur ta shënojë Darwin Nunez në minutën e gjashtë, pas asistimit të Gapko.
Liverpool e pati të vështirë të shënonte golin e dytë, kjo pasi ata arritën ta bëjnë këtë në minutën e 90′ falë Diogo Jota, duke siguruar kështu fitoren.
Kaq ka mjaftuar për t’i dhënë tre pikët Liverpoolit dhe për të marrë kreun e Premier League.
Me këtë fitore, tashmë Liverpool ndodhet aktualisht në vendin e parë me 42 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe 3 më shumë se Aston Villa e vendit të tretë, sigurisht me nga një ndeshje mangut këto dy të fundit.
