Juventus përgatit rinovimin me liderin e mbrojtjes, lojtari pranon të njëjtën rrogë

Gleison Bremer dhe Juventus pritët të zgjasin bashkëpunimin deri në vitin 2028.

Palët janë në bisedime intensive për rinovimin e kontratës dhe shpejt pritet të vijë zyrtarizimi pasi mbizotëron dëshira për të vazhduar me projektin e nisur në verën e vitit 2022, kohë kur braziliani u bashkua me bardhezinjtë.

Bremer, madje është gati të pranojë edhe të njëjtën rrogë që përfiton aktualisht, pra pesë milionë në sezon plus një në formën e bonuseve.

Gjatë kësaj periudhe, 26-vjeçari është shndërruar në një element shumë të rëndësishëm për Juventusin dhe trajnerin Massimiliano Allegri.

Edhe në këtë sezon, Bremer është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e “Zonjës së Vjetër” në kampionat (1524 minuta), madje edhe duke shënuar një gol.