Nis gara për banesat sociale/ 61 bashkitë do të garojnë në ministri të financave. Ministria e Financave hap fondin 320 mln lekësh

61 bashkitë e vendit do të garojnë në ministri të financave për të fituar nga fondi 320 milionë lekësh për banesat sociale. Projektet përfshijnë, edhe ndërtimin e banesave të reja, apo ndërhyrjen në objektet ku jetojnë familje të varfëra

Ministria e Financave ka hapur procedurat përmes të cilave bashkitë do të mund të përfitojnë fonde me qëllim strehimin në banesa sociale të familjeve në nevojë.

Në deklaratën për mediet thuhet se për vitin 2024 është në dispozicion një shumë prej 320 milionë lekësh.

Tre do të jenë programet ku do të nisë gara mes 61 bashkive.  Banesa sociale me qira, ku projekte do të duhet të paraqiten në përshtatjen e objekteve ekzistuesë që janë në pronësi të njësive vendore.

Blerje të apartamente në tregun e lirë kur çmimi është më i ulët se kosto e ndërtimit, por edhe ndërtimi i objekteve të reja në truall shtetëror

Përmirësimi i kushteve të objektit ku jetojnë komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara kryesisht në zona informale apo ku qëndrojnë anëtarë të minoritetit rom ku banojnë më shumë se 50 familje, që janë në proces legalizimi. Në to ndërhyrja do të jetë edhe për përmirësim të infrastruktuës.

Mundësia e tretë janë strehat e përkohshme që kanë të bëjnë me blerje dhe montim të kontenierëve, tendave, etj., si edhe adaptim të njëobjekti ekzistues për banim.

 në fokus do të jenë individë apo familje pa të ardhura, nga minoriteti Rom dhe Egjiptian, familje që ka në përbërje persona me aftësi të kufizuara, familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm, familjet me më shumë se katër fëmijë, vajzat nëna, grua viktimë e dhunës, grua kryefamiljare, ku fëmijët në ngarkim të kenë moshën nën 18vjeç, etj.