MË TË MIRËT NË ARSIM/ Manastirliu vlerëson fituesit e Olimpiadës Kombëtare: Investimet nuk do ndalen

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka vlerësuar 55 nxënësit që dolën fitues në olimpiadën kombëtare. Në fjalën e saj ajo theksoi rëndësinë e investimeve në dixhitalizimin e shkollave

55 nxënës fitues të tri fazave të Olipiadës Kombëtare 2022-2023 për Arsimin e Mesëm dhe atë 9-vjeçar kanë marrë certifikata të vlerësimit  në një ceremoni të organizuar tek Liceu Artistik në Tiranë.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, vlerësoi rezultatet në olimipadë.

Më tej, ajo shtoi se investimet për digjitalizmin në arsim do të vijojnë.

Fitues në vendin e parë në lëndën e Kimisë u shpall Arshila Laçi, nga gjimnazi “21 dhjetori”; në Biologji, Ortienska Kosta; në Histori, Kaltrina Mohillaj; Ted Qamo, në Histori; dhe në matematikë, Jamarbër Mushetaj.