Çmimet mbeten stabël në këto ditë festash, edhe pse ka ankesa
Përgatitjet për festat e fundvitit kanë filluar. Tregjet janë mbushur me qytetarë që rendin të mbushin shportën me produktet e tryezës.
Pavarësisht se puna për ta ka filluar të shtohet, tregtarët presin që të kenë edhe më shumë shitje, pasi presin të vijnë edhe emigramtët.
Në tregun e ish-Uzinës Dinamo, tregtarët shprehen se çmimet kanë ruajtur pothuajse të njëjtat nivele me muajin paraardhës.
Ata shprehen se prodhimi i bollshëm vendas ka bërë që të frenohet rritja e çmimeve kryesisht për fruta-perimet. Ndërkohë, më të shtrenjta mbesin perimet jo të stinës, si domatja.
Nga ana tjetër qytetarët janë të ndarë mes atyre që u duken normale çmimet në treg dhe pjesës tjetër, të ciët thonë se janë të papërballueshme.
Megjithatë tregtarët parashikojnë se çmimet stabël pritet të na shoqërojnë deri në ndërrimin e viteve.


