Harry Kane braktis hotelin luksoz në Mynih, paguante 10 mijë euro qira në ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2023, 22:52
Prej më shumë se katër muajsh, pra që kur u transferua te Bayerni i Mynihut, Harry Kane është akomoduar në një hotel luksoz që kushtonte 10 mijë euro nata, por tashmë ish-sulmuesi i Tottenhamit është zhvendosur në një banesë të re.
Sulmuesi anglez me anë të një postimi në Instagram ka dashur të falënderojë dhe të përshëndesë të gjithë punonjësit e hotelit që e kanë pritur në Gjermani për këto muajt e fundit të vitit.
Sipas asaj që raporton “BILD”, Kane tani ka gjetur një shtëpi të re dhe duhet t’i paguajë hotelit rreth një milion e dyqind mijë euro, shumë e shpenzuar për të jetuar në hotelin luksoz muajt e fundit.

