Superliga mbyll vitin 2023/ Ja renditja në përfundim të gjysmës së kampionatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2023, 20:28
“Abissnet Superiore” ka mbyllur fazën e dytë të kampionatit dhe gjithashtu vitin 2023, ku surprizat nuk munguan.
Egnatia, e cila u shpall kampione dimri, u turpërua në shtëpi nga Tirana me rezultatin e thellë 0-5, me bardheblutë që rimorën vendin e tretë nga Vllaznia.
Vendi i dytë, Partizani, gjithashtu gaboi që t’i afroheshe në renditje, pasi u mposht nga Erzeni në “Air Albania” me rezultatin 1-2, në atë që supozohej të ishte një natë feste.
Zonën e “Final 4” e mbylli Vllaznia, e cila mposhti Skënderbeun me rezultatin 5-0 ditën e premte, teksa është bërë një luftë e fortë për një vend në “Final 4” dhe për të mbijetuar.
Tabelën e renditjes e mbyll Teuta, ndërsa i parafundit është Kukësi.


