FOTO+VIDEO/ Dueli i fundit për vitin 2023, Erzeni thyen Partizanin në "Air Albania"

Partizani është mposhtur në “Air Albania” 1-2 nga Erzeni.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2 për shijakasit. Goli i parë erdhi në minutën 12’ me anë të Mihana, ndërsa i dyti në minutën e 44’ nga goditja e bardhë e penalltisë falë Kahrimanovic.

Në të dytën, Partizani tenoti dhe arriti të shënonte golin e ngushtimit të rezultatit në minutën e 54’ me anë të një goditje me kokë nga Bintsouka.

FOTO+VIDEO/ Dueli i fundit për vitin 2023, Erzeni thyen Partizanin në

Me këtë rezultat, Partizani e mbyll vitin me humbje dhe në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Erzeni në vendin e tetë me 21 pikë.

FORMACIONET

FOTO+VIDEO/ Dueli i fundit për vitin 2023, Erzeni thyen Partizanin në

Të dy trajnerët hodhën në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm që kanë në dispozicion. 

Partizani: Qirko, Janjeva, Sota, Hadroj, Mehmeti, Murataj, Maget, Taipi, Rrapaj, Cara, Bitsuka

Erzeni: Hasanbelli, Atanda, Sadiki, Peposhi, Osmanllari, Alba, Migone, Kahrimanoviç, Maliqi, Zeka, Mihana