‘Last Christmas’ është shpallur kënga më e mirë në Listën Zyrtare të BBC Radio 1
‘Last Christmas’, e kënduar nga dyshja George Michael dhe Andrew Ridgeley si pjesë e grupit ‘wham’ është rikthyer në krye të listës muzikore të Krishtlindjes këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo është shpallur kënga më e mirë në Listën Zyrtare të BBC Radio 1.
Muzikanti Ridgeley ka reaguar në rrjetet e tij sociale ku është shprehur se do donte që ta kishte kolegun Gorge pranë vetes, pas gjithë këtyre viteve, për të shijuar renditjen në vendin e parë.
Pasi këngëtari Michael ka ndërruar jetë 7 vite më parë, pikërisht në ditën e Krishtlindjes.
‘Ndihem sikur misioni është kryer, pasi Michael e shkroi këngën me synimin që ajo të arrinte momentin historik’ ka shkruar artisti britanik
"Last Christmas" u publikua fillimisht nga wham në dhjetor të vitit 1984.
Në atë periudhë, ajo kaloi pesë javë rresht në vendin e dytë në tabelën sigëll-ave në Mbretërinë e Bashkuar.
Kënga që atëherë është risjellë e përpunuar në mënyra të ndryshme nga shumë artistë, duke përfshirë Taylor Sëift, Ariana Grande, Jimmy Eat World dhe Backstreet Boys.