VIDEO/ Ç’po ndodh mes dyshes? Santiana dhe Buci kërcejnë të përqafuar me këngë dashurie

Gjatë ditës së premte spektakli televiziv "BBVK2", pati emocione e debate të forta. 

Momenti që nuk kaloi pa u vënë re ishte ai i Santianës dhe Bucit  teksa vallëzonin të përqafuar.

Pas mbarimit të Prime-it, Ardi mori mikrofonin dhe nisi të këndonte këngë dashurie.

Santiana, e rrëmbyer nga emocionet, nuk mundi të përmbante lotët dhe filloi të qajë teksa Buci i qëndron në krahë.

Afërsia e tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe ka ngjallur jo pak pyetje dhe komente nga ana e publikut.