FOTO/ Pas propozimit, Fifit i ndodh e papritura: Miq, ju lutem më duhet ndihma juaj...

Mbrëmja e djeshme ka qenë më gjasë një nga ato netë të paharruara dhe me surpriza për Fifin. Këngëtarja mori propozimin "live" për martesë, nga partneri i saj Adisi, ku u pa e emocionuar mes lotësh. Ndërsa në fund të spektaklit të "DWTS" ajo u shpall një nga 4 finalistet.

Pak pas përfundimit të spektaklit, artistja ka njoftuar në rrjetin social "Instagram" një lajm aspak të këndshëm për të, ku ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj për të gjetur qenushin që i ka humbur.

“Të dashur miq të instagramit, më duhet ndihma juaj! Sot rreth orës 20:00 tek Medreseja/Farmacia 10, gjatë kohës kur kemi qenë në spektakel, qenushja ime ka dalë nga shtëpia dhe ka humbur. Goca ime e ka emrin Beba dhe Raca eshte Maltese mixed me Yorkshire. Ju lutem kushdo që mund ta ketë parë diku në rrugë ose nëse e keni gjetur, më lajmëroni!!”, njofton Fifi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)