FOTO/ “Nuk është fundi”, Sara Hoxha i ka dy fjalë për ndjekësen: Të keqen…

Sara Hoxha prej kohësh është në qendër të vëmendjes, për shkak të ndarjes nga partneri i saj, reperi i njohur Ledri Vula.

Të shumta kanë qenë edhe komentet që influencerja ka marrë nga ndjekësit e saj, ku disa e kanë motivuar atë dhe disa e kanë ofenduar.

Së fundmi Sara ka postuar në rrjetin social "Instagram" një mesazh nga një ndjekëse, e cila e ka ofenduar atë duke thënë: “E kupton ca thot kjo shëmtira sa v*k kjo pz”.

Për të mos mjaftuar kjo, ndjekësja i ka këshiluar atë për ndarjen nga Ledri duke i thënë që të mbledhë veten dhe mos të stresohet kot pasi sipas saj nuk është fundi i botës.

“Ca ke? Pse e streso veten kaq shumë? Mblidhe mendjen edhe veten se nuk është fundi”, ka shkruaj ndjekësja.

“Të keqen mi moter”, i është përgjigjur Sara.

FOTO/ “Nuk është fundi”, Sara Hoxha i ka dy fjalë