FOTO/ Kourtney Kardashian poston për herë të parë djalin e saj

Influencerja e njohur, Kortney Kardashian dhe muzikanti Travis Barker, kanë ndarë fotot e para me djalin e tyre Rocky Thirteen.

Dyshja postuan një album fotosh në rrjetin social "Instagram", më 22 dhjetor, ku shfaqeshin duke përqafuar të voglin e tyre në krahë.

Në një prej fotove, Kourtney shtrihej në majë të prehrit të Travis, teksa mbante fëmijën Rocky. Treshja u binjakëzuan me veshje krejt të zeza, shkruan E! News.

Një fotografi tregonte gjithashtu themeluesen e Poosh duke ushqyer me gji djalin e saj, ndërsa një foto tjetër ishte e bateristit Blink-182, duke puthur djalin e tij.

Rocky lindi në qendrën Mjekësore "Cedars-Sinai" të Los Anxhelosit më 1 nëntor, kur ora shënoi mesnatën, sipas certifikatës së tij të lindjes të marrë nga E! News.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kourtney Kardashian Barker (@kourtneykardash)