Keni bërë plane për fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit dhe luhatjet e temperaturave
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellime në pjesën më të të madhe të territorit. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri rreth orëve të mesditës.
Pas orëve të mesditës pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Në orët e mbrëmjes vranësirat priten të jenë të përqendruara në relievet malore kryesisht në verilindje. Mjegull e dendur / mjegullinë, reduktim shikimi në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 8-10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:



