“Alert” i fton në emision, ISHMT dhe AKU nuk mbrojnë as veten, jo më konsumatorët, i zëvendësojnë xhaketat

“Festat dhe rreziku nga blerjet” ishte tema e kësaj jave në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj në Ora News, ku bashkë me të ftuarit e tjerë, ishin ftuar edhe përfaqësues e AKU-së dhe ISHMT-së.

Edhe pse kjo është një teme tepër e ndjeshme për konsumatorin vendas, sidomos për fëmijët të cilët rrezikohen nga produktet pa cilësi dhe të pa shoqëruar nga etiketat përkatëse, institucionit shtetërore duket se nuk e kanë shumë probleme.

Moderatori Sokolaj bëri me dije se janë ftuar përfaqësues të të dyja institucioneve, por nuk kanë pranuar që ë vijnë, ose duke mos u përgjigjur, ose duke nxjerrë justifikime.

Sokolaj: Ne ftuam në emision ISHMT dhe AKU. Të dyja institucionet nuk kanë ardhur në program. Ju kemi dërguar e-mail ISHMT-së qysh të hënë nuk kanë pranuar që të vijnë pa asnjë justifikim. Ndërsa AKU pas bisedash na thanë se nuk mund të vijnë në emision për shkak të angazhimeve të larta, edhe pse puna mbyllet zyrtarisht në orën 16:00. Edhe pse nuk janë ftuar për punën e tyre dhe detyrën e tyre në mbrojtje të konsumatorit ata nuk kanë ardhur.