Pagat në shtet u rritën, rroga në privat mbeti në 66 mijë lekë në muaj

Ndryshimet në sistemin e pagave ka bërë që administrate shtetërore të ketë një rrogë mesatare prej 84 mijë lekësh.

Instat raporton pak ndryshime në sektorin privat ndërsa më pak të paguarit janë të angazhuarit në bujqësi dhe ndërtim

Paga mesatare ne vendin tone ka arritur ne 71.486 leke per periudhen korrik shtator me një shtesë prej 16% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.

Megjithate ajo çka vihet re eshte direferenca mes rrogave ne sektorin shteteror dhe ate privat.

Administrata preku mesataren prej 84,318 leke, ndersa ne biznese 65,975 leke, shifer e cila konstaton pothuajse ne te njejta nivele me tremujorin e 2 te ketij viti.

Aktivitet financiare, ato te Sigurimit te Informacionit ofrojne të ardhura më të larta.

Ndare sipas profesioneve kryesisht punonjesit e administrates shteterore, drejtore ekzekutive, specialist me arsim te larte dhe forcat e armatosura rezultojne profesionet në majën e të ardhurave

Nga ana tjeter punonjesit ne  bujqesi janë të fundit me rreth 47 mije leke, ndjekur me pas nga ndertimi me 57 mije dhe punonjesit e tregetise me të njëjtën shumë.

Edhe pse Shqiperia pati nje vit te sukseshsem sa i takon turisteve, duket se ne sektorin e sherbimeve dhe akomodimit serisht mbeten ne nivele te uleta me 57 mije leke.