FOTO/ I gdhendin një nga organet trupit të saj në argjend, Kim Kardashian zbulon dhuratën e pazakontë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2023, 17:28
Jemi në prag festash dhe të gjithë mezi presim të marrim dhe t’i bëjmë dhurata njerëzve tanë të zemrës.
Kartolinat, lulet apo edhe veshjet janë dhuratat më të shpeshta që zakonisht të gjithë bëjnë në të tilla raste. Por kur vjen puna tek Kim Kardashian, edhe zgjedhja e dhuratës është e pazakontë.
Së fundmi ajo ka marrë një dhuratë të pazakontë për Krishtlindje.
Kim mori një kopje të argjendtë të trurit të saj, të cilin e ndau edhe me ndjekësit në rrjetin social "Instagram".
Sipas "TMZ" kjo dhuratë kushton pothuajse 2500 dollarë, ose më shumë se 2200 euro.

