Kendall Jenner dhe Bad Bunny i japin fund lidhjes së tyre
Modelja e njohur, Kendall Jenner dhe reperi amerikan, Bad Bunny e mbyllën vitin 2023 me ndarje.
Sipas "People" dyshja ka vendosur të ndërpresin romancën e tyre, pas nëntë muaj lidhjeje.
Ndjekësit e tyre filluan të spekulojnë për statusin e marrëdhënies së tyre javët e fundit pasi dukej se po kalonin kohë të ndarë.
Më 16 dhjetor, Kendall u fotografua me miqtë dhe pa reperin, në Aspen të Kolorados.
Në fakt, dyshja nuk ishte parë së bashku që nga fundi i tetorit, kur Kendall mbështeti Bad Bunny në debutimin e tij të “Saturday Night Live” në Neë York.
Megjithatë, vetëm pak muaj më parë, marrëdhënia e çiftit dukej se po shkonte mirë, pasi ata bënë një dalje të përbashkët në ‘Javën e Modës në Milano’ më 22 shtator.
Dhe ditë më vonë, më 30 shtator, ata madje zyrtarizuan lidhjen e tyre me Guçi me një reklamë që bëri bujë në mbarë botën
