FOTO/ Efi ndahet nga i dashuri misterioz?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2023, 15:10
Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBV1”, Efi Dhedhes, disa kohë më parë zbuloi se ishte në një lidhje dashurie, por vendosi që të mos tregonte shumë detaje, duke e mbajtur të fshehtë identitetin e tij.
Shpeshherë ndjekësit kanë aluduar se ajo është ndarë nga i dashuri, megjithëse një lajm i tillë është hedhur poshtë nga vetë Efi.
Por së fundmi, Dhedhes ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku një ndër ta e ka pyetur atë për të dashurin e saj.
“Nëse ende në një lidhje bëj një zemër”, ka shkruar dashamirësi, teksa Efi nuk i bëri zemrën por ngriti dy gishtat lart.

