VIDEO/ “Më kapi i ftohti”, Lumi dhe Kaderi afrohen shumë: Mua më ka kapur diçka tjetër...
Kohëve të fundit vëmendja e ndjekësve ka qenë te dy prej banorëve të spektaklit televiziv “BBVK2”, Kaderi dhe te Lumbardhi, pasi janë afruar goxha shumë brenda në shtëpi.
Lumi, i cili fillimisht ka shprehur ndjenja për Albën, e më pas u afrua shumë me Albyn, pas hyrjes së Kaderit, ai është afruar aq shumë me të, sa është komentuar shumë edhe nga banorët e tjerë.
Lumi mori shumë kritika nga disa prej banorëve, për shkak të sjelljeve të tij identike që i bëri me Albyn, e pastaj me Kaderin.
Gjatë ditës së sotme, dyshja janë takuar në dhomën e grimit, ku Lumi qëndronte shtrirë dhe e fton Kaderin t’i bashkohej.
“Shumë ftoftë, më ka kapë ftoti”, u shpreh Kaderi.
Ndërsa Lumi me një përgjigjje provokative thotë: “Mu më ka kapë diçka tjetër.”
Më pas ai vazhdon “A dalim prej “Big Brother”, vetëm dua të jem me ty, jam në gjendje të dal për ty. Kjo është një shenjë që jam duke menduar për jashtë shumë, mezi pres të të kem afër.”
