Pas largimit nga shtëpia, Blero tallet me Albën: Si të përdori Skëndërbeu...
Këngëtari i njohur, Blero Muharremi doli me vetëdëshirë, të premten, nga spektakli televiziv “BBVK2”, duke theksuar se mirëqenia e tij dhe shëndeti mendor kanë më shumë rëndësi se kjo garë.
Menjëherë pas largimit, këngëtari udhëtoi për të takuar partneren e tij, të cilën e përmendi shpesh gjatë kohës kur ishte brenda.
Ai së fundmi ka hyrë live në platforën “TikTok”, së bashku me Meti Alshiqin dhe ish-banoren, Vesa Vllasaliu.
Ata biseduan për finale dhe se cilët konkurrentë do të shkojnë deri në fund, sipas tyre.
“Me shku Alba në finale është sikur me thënë, Skëndërbeu ka përdorur laptop”, u shpreh ai.
Blero më pas tha: “Unë mendoj që në finale është Blerando, Edona. Të tjerët nuk i shoh asnjë. Ganiu do të dalë maksimum për dhjetë ditë. Finalja do të dominohet prej Blerandos. Potencialisht Blerando Edona, të tjerët i shoh ofendues”.
