Kreu veprime të turpshme me një të mitur, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë

Një 60-vjeçar është arrestuar për shkak se akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë.

Mësohet se në pranga ka rënë S. B., 60 vjeç, banues në Vlorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin S. B., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një 12-vjeçari”, njofton Policia.

Njoftimi i policisë Vlorë:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin S. B., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një 12-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se duke qenë në efektin e lëndëve narkotike, ka vjedhur një shumë parash, në kasafortën e një objekti fetar.

Nga konsumimi i lëndëve narkotike, shtetasi E. M. është në spitalin e Tiranës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.