Berisha në Gjirokastër: Mbrojtja e votës është proces. Belerit t’i lejohet betimi! Nëse shpallet i fajshëm t’i hiqet mandati

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një takim sot me Kryesinë në degën e PD në Gjirokastër.

Në fjalën e tij Berisha tha se ne jemi përpara një realiteti, i cili nuk mund të injorohet më tej dhe shpjegoi hapat që po hedh opozita për të mbrojtur demokracinë në vend, duke filluar nga liria e votës.

“Nuk do të mund të krijonte nje realitet që nuk është për të justifikuar humbjet apo disfatat tona, por ne jemi përpara një realiteti, i cili nuk mund të injorohet më tej.

Nuk mund të injorohet më tej, sepse nuk dua të bëj historikun, por po marr vetëm një aspekt.

Një nga zotimet solemne të Sali Berishës, po edhe të atyre që ai përfaqëson, ka qenë mbrojtja e votës. Mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarëve.

Në mënyrë të përsëritur, edhe demokratë, por edhe gazetarë kanë shtruar pyetjen: Si do ta mbroni ju votën?

Kanë marrë një përgjigje: Mbrojtja e votës për ne është një proces! Se duhet të jemi ... dhe në këtë përgjigje, kam konstatuar se pati nga ata që e kuptuan, që nuk janë edhe me ne, por e kuptuan se çfarë nënkuptonte një proces. Pra, ne nuk nënkuptonim mbrojtjen e votës me pushkë, ditën e votimit, nuk nënkuptonim mbrojtjen e votës ditën e votimit me bojkot të zgjedhjeve, sepse kishim bërë një gabim historik me largimin nga zgjedhjet lokale, kishim firmosur në mënyrë të verbër instalimin e monizmit që kishim rrëzuar vetë dhe ajo s’mund të ndodhte.

Do të merrnim pjesë në zgjedhje, cilido që të ishte çmimi, do të merrnim pjesë në zgjedhje pavarësisht se para syve tanë u shkel çdo nen i Kodit Zgjedhor, u bë çdo diskriminim dhe pabarazi që mund të krijohej, ndaj një force politike, megjithatë jua them juve që ne vepruam drejt që morën pjesë në zgjedhje.

Por, çfarë konstatuam ne, se ne jemi forcë politike, jemi shtab politik dhe forca e transformimeve më epokale të këtij vendi, të cilat janë e shkuara, miqtë e mirë. Ato transformime janë e shkuar, nuk janë e sotme. E theksoj këtë”, u shpreh ai.

Në fjalën që mbajti sot në Degën e PD-së në Gjirokastër, Berisha ndër të tjera tha se Edi Rama i vodhi dhe i bleu zgjedhjet.

“Ne konstatuam se morëm një rezultat dëshpërues. Në dhjetëra bashki na u mor mandati. Hymë në një garë më të pabarabartën që mund të bëhej. 61 kandidatët tanë asnjë qindarkë financim nga taksapaguesit shqiptarë. 12 kandidatë të bravës, 1.2 milionë euro financim, për të mos thënë pastaj të Edi Ramës.

Zgjedhjet përfunduan dhe në përfundim të zgjedhjeve në mjedisin ku jetojmë, mediat me urratë e tyre përligjën në një mënyrë apo në tjetër, plaçkitjen, grabitjen dhe dhunimin e votës. Jo vetëm mediat, por dhe një opinion më i gjerë shoqëror, por edhe një opinion brenda nesh.

Gjatë këtij procesi defakto i vdekjes së votës së lirë, koncepti i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u zëvendësua me konceptin e zgjedhjeve ai vjedh, por fiton. Dhe ju e dëgjoni rëndom këtë koncept.

Unë ju them ju, me bindjen më absolute, se zgjedhjet, ose fitohen ose vidhen. Nëse vidhen, nuk fitohen kurrë, por vidhen. Dhe nuk ka fatkeqësi më të madhe se të mendosh se plaçka që të ka vjedhur hajduti është e tij dhe nuk është e jotja.

Ne këtu ndahemi me çdo njeri, në botëkuptim ne nuk pranojmë zgjedhjet e vjedhura, për zgjedhje të fituara.

Votohet Edi Rama. Nuk votohet Edi Rama, është mashtrim. Hiqjani pak Edi Ramës votat që mori me 683 mijë zarfa të pensionistëve në kundërshtim flagrant me kodin e zgjedhjeve. Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke ndryshuar 1.3 milionë zgjedhësve, qendrën e votimit. Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke mos shënuar emrin e PD në fletën e votimit.

Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke mos shënuar në kundërshtim me ligjin, emrin e Sali Berishës në fletën e  votimit.

Zbritjani Edi Ramës, votat që ai mori duke shpërndarë me qindra e mijëra leje ndërtimi, legalizime, licenca në kundërshtim me ligjet në fushatën elektorale.

Të ja zbresim Edi Ramës kontrollin që siç thotë vetë ODIHR, i bëri vullnetit të zgjedhësve me patronazhistë dhe aktivistë të tij, terroristë të kuq.

Unë dhe Dasho i kemi të freskëta ato siç bëhej në diktaturë. Nisnin 3 muaj para anëtarët e frontit dhe bashkëpunëtorët e sigurimit. Shkonin tek pallati dhe kapnin qytetarin. Për kë do të votosh, nuk ta them. Je armik dhe bënin mbledhje në oborr të pallatit për të ushtruar presion tek të tjerët.

Zbritjani Edi Ramës të gjithë presionin që ushtruan mbi zgjedhësit rrethimi i qendrave të votimit nga këta  terroristë të kuq.

Zbritjani Edi Ramës tu themi ne këtyre që thonë se fitoi Edi Rama, votat që mori duke vendosur Shkodrën në pushtimin e bandave më të rrezikshme të Europës, që numërojnë më shumë se 20 vrasje në Shkodër. Në Velipojë po kështu, në Mamurras, Durrës, Elbasan po kështu.  Ne duhet të bëjmë një analizë realiste. Kemi deklaruar se do të mbrojmë votën”, theksoi ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në nga Greqia.

Berisha tha se Beleri pati peshën e tij, por shtoi se nuk është çështje e Greqisë.

“Çfarë po kërkon Mitsotaks? Po kërkon që Beleri të trajtohet njësoj si janë trajtuar shqiptarët e tjerë që nga burgu kanë bërë betimin. Pse e kanë bërë betimin ata? Sepse ai që nuk është dënuar është i pafajshëm. Nëse pretendon se Beleri ka bërë krim, kur të behet dënimi, t’i merret mandati. Çfarë mëkati është nëse Beleri thotë i përket pakicës greke në Shqipëri? More zotëri ai është ai që ndihet. E ka zgjedhur bota këta punë.”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se mosbindja civile në parlament ka dhwnw efekt të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

“Tom Doshi pa bërë një ditë fushatë elektorale, por vetëm duke shpërndarë para, e rriti me 240 % votat e tij.

Pra a mundet ne njerëz politikë, që në fund të fundit nuk mund të mohohet, idealet tona janë ideale të të vërtetës. Idealet, sakrificat, përpjekjet tona janë për të vërtetën.

A mundet ne të pranojmë një situatë të tillë, të shkojmë nga zgjedhje në zgjedhje, të themi se ky i vjedh, por i fiton. Apo të angazhohemi në një betejë me gjithë fuqinë tonë që qytetarët tanë të votojnë të lirë.

Unë mendoj se këtë detyrim kemi. Ne jemi parti që sollëm pluralizmin, që e morëm Shqipërinë nga e morëm dhe e nxorëm anëtare të NATO-s e me radhë. Por këto janë histori.

Tani nga ne kërkohet që shqiptarët të votojnë të lirë. Të çlirojmë shqiptarët, të shpëtojmë shqiptarët nga një armik më i egri që ata kanë patur ndaj votës së tyre të lirë. Më i egër se Ramiz Alia që ishte diktatori i fundit.

Pse ne duhet të shënojmë një kthesë rrënjësore në qëndrimin tonë.

Pasi të garantojmë zgjedhjet, tani këta deputetë që janë aty të opozitës ti shumëzojë me zero. Dy vite ka Tritan Shehu që ka dorëzuar në parlament një rezolutë për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Dy vite, e ka ngritur në parlament 20 herë të paktën.

Ligji thotë se ajo rezolutë kalon nga sekretaria në komisione, nga komisionet në sallën e Kuvendit dhe hidhet poshtë apo miratohet.

Këtë e thotë kushtetuta, kushtetuta që garanton të drejtën e çdo deputeti për iniciativën ligjvënëse.

31 amendamente dhe ligje tona, bllokohen nuk ekzistojnë. Sikur ne nuk jemi deputetët aty, por jemi figurantë që shkojmë sa për të thënë se parlamenti ka opozitë.

Çfarë opozite jemi ne aty? Nuk jemi opozitë faktikisht, por ne jemi falsitet. Duhet të themi realitetin. Në mënyrën më të përsëritur i kisha thënë kryetares se po e shkatërron parlamentin, se nuk pajtohemi me ato që bëni ju, duke i dhënë mundësi që të ndryshonte.

Kjo solli fillimin e mosbindjes civile në parlament.

Mosbindja civile është një kthesë për PD, shënon një kthesë shumë të madhe.

Nëse përpara PD në situata të tilla bojkotonte parlamentin, kësaj here ajo vendosi të mos e bojkotojë, të mos e lëshojë parlamentin.

Faktikisht kjo mosbindje civile në parlament ka patur efekt të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

Është fituar në opinionin publik botëror një betejë jashtëzakonisht e rëndësishme. Mbarë bota e ka përcjellë së pari, si refuzim të Edi Ramës për tu kontrolluar. Por kjo kudo, për çdo njeri që ka abc e demokracisë dhe pluralizmit është e qartë se kjo është mohim i të drejtave themelore, kushtetuese të vendit. Është grusht shteti.

Nëse sovraniteti i jashtëm ka të bëjë me mbrojtjen e territorit të tij dhe vendimet e pavarura në raport me arenën ndërkombëtare, sovraniteti i brendshëm nuk është asgjë tjetër veç se e drejta e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e tyre. Ky është ligji.

Mbi këtë bazë krijohen komisione në mënyrë të pandërprerë, të vazhdueshme.

Thirren në komisione presidentë, familjarëve të presidentëve, ministra e me radhë. Ky e bllokoi këtë në mënyrë kategorike, 8 komisione për të mos u hetuar vetë.

Kjo betejë është frymëzuese për PD. Ajo mosbindje civile solli një sensibilizim të opinionit botëror ndër më të mëdhatë në memorien time 32 vjeçare”, tha ai.