Mësuesja dhunoi s*ksualisht nxënësin e saj të mitur me aftësi të kufizuara, dënohet me 6 vite burg

Gjashtë vite burg, ky është dënimi i vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Firence, ndaj mësueses, 50-vjeçare, e akuzuar për dhunë seksuale ndaj një nxënësit të saj të mitur me rrethanë rënduese të paaftësisë së djalit dhe minoritet psikologjik.

Kjo ngjarje daton më 5 nëntor 2019. Ankesa ka ardhur nga familja e nxënësit, 17-vjeçar në atë kohë.

Skena e dhunës së dyshuar ka ndodhur në një klasë shkolle në zonën e Firences. Prokurori kishte kërkuar dënim 8vite burg. Gjykata përpos masës së sigurisë, ka kërkuar që mësuesja të mbajë distancë nga vendet e frekuentuara nga të miturit dhe t’i ndalohet mbajtja e funksioneve publike.

Së fundmi, viktimës i janë dhuruar edhe një shumë parash provizore, prej dhjetë mijë eurosh.