Hasani "braktis" Tiranën, zbulohet ekipi i ri ku do të luajë sulmuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2023, 14:01
Për sulmuesin e Tiranës interesohen disa klube, por SuperSport zbulon se skuadra e re e Jurgen Zela është Rapidi i Bukureshtit.
Drejtuesit e klubit rumun, ku bën pjesë edhe Albion Rrahmani, po bisedojnë me homologët bardheblu. Dhe negociatat janë në fazën përfundimtare.
Tirana pritet të përfitojë rreth 600 mijë euro nga ky operacion. Hasani është pjesë e 26 herë kampionëve të Shqipërisë prej verës së vitit 2022.
Gjatë kësaj periudhe ka shënuar 29 gola me rekordmenët e futbollit shqiptar. Zyrtarizimi i transferimit të tij në Bukuresht është çështje kohe.

