EMRI/ Policia e Durrësit arreston brenda në lokal 25-vjeçarin, u kap në tentativë... (PAMJET)
Durrës- Kanoste vazhdimisht nëpërmjet celularit, një 42-vjeçar, për t’i dhënë para, arrestohet në flagrancë teksa i merrte 5000 dollarë, në një lokal, 25-vjeçari Benardo Doçi.
Sekuestrohet kjo shumë parash.
Sapo kanë marrë kallëzim se një shtetas shantazhohej për të dhënë para, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur arrestimin e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është finalizuar operacioni “Flagranca” gjatë të cilit është vënë në pranga shtetasi Benardo Doçi, 25 vjeç, banues në Durrës.
25-vjeçari u kap në flagrancë në një lokal në lagjen nr. 13, ndërkohë që i merrte 5000 dollarë, një shtetasi 42 vjeç, të cilin e kishte kanosur disa herë, nëpërmjet celularit, për këtë qëllim.
Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes.


