38-vjeçarja i vë GPS burrit, arresohet për përndjekje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2023, 10:12
38-vjeçarja me iniciale O.H, është proceduar penalisht nga policia, për përndjekje të bashkëshortit të saj.
E reja nga Shkodra i ka vënë GPS në makinë burrit të saj, për ta gjurmuar.
Dyshohet se motivi që e ka shtyrë të renë të konsumojë veprën penale të përndjekjes, ka qenë xhelozia.
Nuk dihet ende nëse ka qenë bashkëshorti i saj ai që e ka kallëzuar krimin në polici.
