VIDEO-LAJM/ Moti i keq rrëzon pemën e Krishtlindjeve në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2023, 09:12
Mesditën e djeshme, moti i keq ka shkaktuar rrëzimin e pemës në qytetin e Lezhës, ku ka krijuar probleme edhe gjatë ditës së sotme.
Si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, e vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti”, si dhe ka pësuar dëmtime edhe dekori festiv.
Gjithashtu, janë dëmtuar edhe linjat elektrike në disa zona, por falë ndërhyrjes së OSHEE, u bë i mundur rikuperimi i shpejtë i dëmeve brenda një kohe të shkurtër me qëllim që mos të ketë ndërprerje të gjatë, të energjisë elektrike.

