Më pak të rinj në punë, tkurren me 20 mijë krahasuar me vitin 2019, rriten moshat mbi 30 vjeç

Në tregun e punës janë 20 mijë të rinj më pak krahasuar me vitin 2019. Shifrat kanë dalë prej INSTAT ku ndër të tjera thuhet se për moshën mbi 29 vjeç janë 70 mijë të punësuar më shumë

Edhe pse bizneset ngrenë shqetësime për mungesë të fuqisë punëtore duket se një pjesë e të rinjve nuk zgjedhin vendin e tyre për të punuar. Sipas INSTAT numri i personave të punësuar nga 15 deri 29 vjeç gjate periudhës korrik shtator rezultoi ne 263 444. Krahasuar me vitin 2019 në këtë grupmoshë shifra është 20 mijë më e ulët.

Por në të dhënat zyrtare shtohet se prej tyre janë 74 507 të papunë, por në këtë rast me 2 mijë më pak.

Duket se në grupmoshën 30 deri ne 65 shifrat e punësimit janë në rritje me një total prej 998 156. Kjo tregon një rritje të angazhimit me 70 mijë persona krahasuar me 4 vite më parë

Në baze gjinore burrat janë ata të cilët rezultojnë me pjesëmarrës me 82.2% sesa gratë me 70.2%. Sektori i shërbimeve ka më shumë personel, ndërsa bujqësia ka një rënie me 3 për qind dhe industria me 2.5.

Nga 16.4% e popullsisë joaktive, 4.7 deklaruan se nuk po kërkonin pune pasi besonin se nuk ka te disponueshme për ta.