Jeni kuriozë ta dini? Ja çfarë domethënë “Sarile”

Së fundmi, i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur Bes Kallaku.

Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij muzikore, bashkëpunimin e suksesshëm me Mandi Nishtullën dhe gjithashtu ka treguar edhe arsyen e shkëputjes së tij nga angazhimet në televizion.

Një pjesë nga intervista:

Moderatorja: Duke u ndalur fillimisht tek bashkëpunimi me Mandi Nishtullës, çfarë domethënë Sarile?

Bes Kallaku: “Sarile sipas Mandi Nishtullës domethënë të gjithë bashkë”.

Moderatorja: Një këngë e kthyer më shumë se fenomen si nisi gjithçka?

“Deri dje ishte trending e 74-ta në botë. Ka qenë shumë virale në "TikTok", Mandi pikërisht këtë frazë e ka thënë para katër vitesh tek Gon Kalaja. U bë virale dhe unë pastaj, pikërisht kjo gjetja i dhamë këngës identitet. Tani u bë gjithëpërfshirëse”.