Shokon Juliana Nura, nxjerr emrin që do të shpallet fituese e "DWTS": Nuk e meriton...
Ish-konkurrentja e spektaklit televiziv “DWTS”, Juliana Nura, vazhdon të marrë vëmendje me deklaratat e saj, pas eleminimit.
Pasi u shpreh se u skualifikua nga gara në mënyrë të padrejtë dhe të pamerituar, ajo ka bërë një tjetër deklaratë të bujshme.
E ftuar së fundmi në programin “Natën me Aulonën”, Juliana u shpreh se fatkeqësisht fitorja do i jepet dikujt që nuk e meriton, pasi në fund të fundit "DWTS" është një show dhe sipas saj, vendimet merren bazuar në përfitimeve.
Ajo u shpreh se mendon se spektaklin e kërcimit do ta fitojë Fifi, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur mes saj dhe televizionit.
“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton. Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe Top Channel-in dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja", u shpreh Juliana
Megjithatë, ajo theksoi se do të ishte e lumtur nëse do ta fitonte Fifi.
