E prezantoi me të dashurën, mamaja e Kristit jep komentin epik: Shyqyr që gjete...
I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Krist Dragot ka treguar më shumë për ekspozitën që së fundi ka hapur.
Ai tha se ekspozita tregon më shumë për karakterin e tij, duke pretenduar se në spektaklin ku ai ishte konkurrent “BBV”, në fakt ai ka treguar vetëm 20% të vetes së tij.
Në intervistë, ai ka folur më shumë për lidhjen e tij, që tashmë e ka pranuar publikisht. Ai madje është shprehur se partnerja e tij ka qenë një ndër të ftuarat speciale në këtë event kaq të rëndësishëm për të.
Kristi thotë se kjo marrëdhënie e tij është tepër serioze dhe po konsolidohet dita ditës edhe më shumë.
Ai ka zbuluar se prindërit e tij e kanë takuar të dashurën dhe nëna e tij madje ka dhënë komentin epik:
“Shyqyr që gjete një vajzë që të shkon”.
“Moza është shumë e kënaqur se edhe i ngjan pak, ka një ajër të mamasë sime“, tregon Kristi.
