Juliana Nura thotë se 'DWTS' do e fitojë Fifi, për shkak të historisë që ...

Juliana Nura, e ftuar në “Natën me Aulonën”, u shpreh se mendon se spektaklin e kërcimit do ta fitojë Fifi, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur mes saj dhe Top Channel.

“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton”, u shpreh Juliana, duke shtuar:

“Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe Top Channel-in dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja, duke shtuar se do të ishte e lumtur kushdo që e fiton.

“Do isha shumë e lumtur nëse Fifi e fiton”, theksoi ajo.
 
Juliana u shpreh gjithashtu që juria voton me miqësi, jo me meritë. “Të gjithë mundesh t’i gënjesh, por publikun në masë jo”, duke shtuar se e di që është bërë një padrejtësi dhe këtë e kupton përmes komenteve dhe reagimeve të njerëzve.