Kërkoi leje të betohet si kryebashkiak i Himarës, GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për t’u betuar si kryetar i bashkisë së Himarës.

Pasi dëgjoi palët, ku avokatët pretenduan se Belerit i duhej dhënë leje, prokurorët thanë se kjo nuk është e mundur pasi nuk parashikohej në ligj.

Po ashtu edhe Drejtoria e Burgjeve deklaruan se kjo nuk parashikohet në ligj.

Pas këtij vendimi ka pasur një reagim të fortë në sallë nga mbështetësit e tij, duke u shprehur: Turp, Turp! Poshtë diktatura.