Aksident në Lushnje, makina ''Volkswagen'' përplas për vdekje një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2023, 18:34
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lushnje. Automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.
Njoftimi i policisë Lushnje:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.
U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
