Vdes në moshën 65-vjeçare aktori i ''Peaky Blinders'', u diagnostikua me tumor 8 javë më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2023, 17:51
Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, poeti dhe shkrimtari britanik, Benjamin Zephaniah.
Ai u diagnostikua me një tumor në tru tetë javë më parë.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga llogaria e tij në Instagram ku e përshkruante Zephaniahn si një “pionier dhe novator të vërtetë që i dha botës kaq shumë”.
“Gruaja e Benjaminit ishte pranë tij gjatë gjithë kohës dhe ishte me të kur ai kaloi”, shkruhej më tej në postim.
Ai gjithashtu ka luajtur rolin e Jeremiah Jesus në serialin Peaky Blinders.
“Benjamin na lë një trashëgimi të gëzueshme dhe fantastike”, tha familja e tij.