VIDEO/ Tifozët e Santosit djegin qytetin pasi skuadra bie nga kategoria, edhe Neymar e përjeton shumë keq
Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike.
Sulmuesi i Al Hilal në Arabinë Saudite, u rrit te Santos, ndërkohë që kaloi katër sezone tek ekipi i parë përpara se të transferohej te Barcelona në vitin 2013.
Pavarësisht dhimbjes së madhe, Neymar beson se ditë të mirë do të vijnë dhe bardhezinjtë do të rikthehen aty ku e kanë vendin.
“Do të rikthehemi të buzëqeshim”, thekson 31-vjeçari në lidhje me dështimin e klubit 111-vjeçar. Që për herë të parë në histori nuk do të jetë mes më të mirëve në Brazil.
Santos ka fituar 22 tituj kampionë Paulista dhe 3 Kupa Libertadores, po aq sa Palmeiras, Sao Paulo, Gremio dhe Flamengo.
Humbja në shtëpi 1-2 përballë Fortalezas, e ardhur në minutën e 90+6’, rezultoi fatale për skuadrën e Santosit.
Tifozët, të zemëruar prej rrëzimit nga kategoria të ekipit të zemrës, kanë shpërthyer në revoltë, duke djegur makina dhe autobusë nëpër qytet.
Ndërkohë që nuk ka munguar përplasja e dhunshme mes tyre dhe forcave policore.
Carros foram incendiados na rua Tiradentes após o rebaixamento do @SantosFC aqui na Vila Belmiro.. Imagem do amigo Tiago Salazar.. #deolhonopeixe pic.twitter.com/l6wdtpmJAu
— De Olho No Peixe (@deolhonopeixe) December 7, 2023
